Subject: Hapen aplikimet në Masterin Profesional "Infermieri Familjeje"

Pse duhet zgjedhur ky master, cilat janë avantazhet...





Masteri Profesional në Infermieri Familjeje

A je gati të ngjitësh një shkallë më lart në karrierën tënde si infermier?

Masteri profesional në Infermieri Familjeje të jep mundësinë të specializohesh në degën më të kërkuar të infermierisë - Infermierinë e Familjes dhe Komunitetit!


Shkarko broshurën, lexo mbi kriteret dhe dokumentet e aplikimit, dhe drejtohu pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike për t'iu bashkuar këtij programi.


Ne - Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) - jemi krenarë që kemi mbështetur hapjen e këtij masteri unik në Shqipëri i cili fuqizon profilizimin dhe kualifikimin e infermierëve në vend duke ndikuar drejtpërsëdrejti në cilësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrohen për familjen dhe komunitetin.


Mbështetja jonë vazhdon përmes ofrimit të materialeve mësimore FALAS për të gjithë studentët që i bashkohen këtij masteri!


Aplikimet vazhdojnë deri më 4 tetor, 2024!


Would you like to stay informed on HAP initiatives and activities?

Health for All is a Project of the Swiss Agency for Development and Cooperation that is being implemented in Albania by the Swiss Institute of Health and Tropical Medicine. The Project's overall goal is that the Albanian population benefits from better health due to improved and inclusive primary health care.


Powered by:
GetResponse