Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Shtator 2023





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë

Shtator 2023

HAP merr pjesë në konferenca ndërkombëtare të shëndetit

Nga Zvicra në Kosovë, mbështetja e HAP për të përmirësuar aksesibilitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri u soll para audiencave të rëndësishme ndërkombëtare – fillimisht në Konferencën Zvicerane të Shëndetit Publik që u zhvillua më 12-13 shtator në Lozanë dhe, më tej, në Simpoziumin Ndërkombëtar të SJT-ve që u mbajt në Prishtinë më 27-28 shtator.

AKTIVITETE

HAP zhvillon workshop-in “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël”

Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe Mediave u mblodhën për të identifikuar çështjet për advokim në shëndetësi dhe nevojat e këtyre organizatave për të realizuar aktivitete advokuese në shërbim të këtyre çështjeve.

Vijojnë trajnimet e mjekësisë familjare për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve

Ekipe të përzgjedhura të mjekësisë familjare në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të jenë pjesë e një serie Trajnimesh-për-Trajnerë në muajt shtator-tetor 2023 lidhur me zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për sëmundjet jo-infektive më të përhapura si diabeti, hipertensioni, dislipidemia, astma, dhe SPOK-u.

HAP forcon aftësitë monitoruese për zbatimin e KSHB-së

Gjatë muajve shtator dhe tetor, ekipet monitoruese të autoriteteve shëndetësore qendrore dhe lokale si dhe ekipet menaxheriale të 31 qendrave shëndetësore po aftësohen se si ta realizojnë monitorimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë me qëllim që pacientët përfitues të marrin kujdesin dhe vëmendjen e duhur!

INTERVISTË

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor: Bashkëpunimi i suksesshëm i NJVKSH Durrës me HAP

Mësoni se si bashkëpunimi i suksesshëm i HAP me NJVKSH Durrës ka përmirësuar cilësinë e shërbimit në qendra shëndetësore dhe në banesë duke rritur mirëqenien dhe cilësinë e jetës në komunitet. Për më shumë, lexoni intervistën me znj. Eriona Petro, Shefe e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në NJVKSH Durrës. 

                                                 Lexo intervistën e plotë >>>

LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON

Njihuni me infermieret e hulumtimit ‘Kohorta e Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë’


nga

Projekti AQH

(Kosovë)

Rikonceptimi i qasjes së kujdesit shëndetësor në spitale



nga

Projekti IHS

(Kosovë)

Rritje e kapacitetit të specialistëve të promocionit shëndetësor në nivel lokal


nga

Projekti S4H

(Shqipëri)

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse