Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Shtator 2024

Numër special reviste për HAP, sukseset dhe sfidat e shtrirjes së kujdesit shëndetësor në banesë...





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Shtator 2024

Revista e Shëndetit i ka kushtuar një numër të veçantë projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) si një nismë madhore e qeverisë zvicerane që ka ndikuar thellësisht në përmirësimin e aksesibilitetit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor.

AKTIVITETE

Gjatë periudhës prill-shtator 2024, 200 infermiere nga 32 qendra shëndetësore nga 10 NjVKSh -  Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Pogradec, Kavajë, Kukës, Lezhë, dhe Mirditë - morën pjesë në trajnime për trajnerë mbi procedurat standarde infermierore të nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë.

Kujdesi Shëndetësor në Banesë është ndër ndërhyrjet më të rëndësishme të Projektit HAP në Shqipëri. I pilotuar me sukses në Maj 2021 në 9 qendra shëndetësore në Dibër dhe Fier, ky model i ri shërbimi synon të ofrohet në 120 qendra shëndetësore në 17 NjVKSh të vendit brenda vitit 2025.

INTERVISTË

Delina Ceca është Specialiste e Shëndetit Publik dhe Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Berat. Si pjesëmarrëse e rregullt në trajnimet e mbështetura nga HAP dhe mbajtëse e një pozicioni të rëndësishëm për shtrirjen e reformës në kujdesin parësor, biseduam me të mbi rëndësinë e trajnimeve dhe monitorimeve lidhur me SJT-të.                                

TË REJA

Vizitë në terren: Zbatimi i kujdesit shëndetësor në banesë dhe i protokolleve të mjekimit për SJT-të

Një ekip i përbërë nga drejtuesit dhe stafi teknik i Projektit HAP vizituan Operatorin Rajonal dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër për të diskutuar mbi zbatimin e kujdesit shëndetësor në banesë dhe të protokolleve të mjekimit për 5 SJT-të.

Forcimi i sistemit shëndetësor: HAP investon në zhvillimin profesional të drejtuesve

HAP është krenar që mbështet forcimin e kapaciteteve të institucioneve kyçe shëndetësore përmes investimeve të vazhdueshme në trajnime ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend. I tillë ishte edhe rasti i pjesëmarrjes së dy drejtuesve të rëndësishëm të dy institucioneve kyçe të shëndetësisë në kurse prestigjioze mbi Menaxhimin në Shëndetësi të ofruara nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale.

LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON

Zgjerimi i Qasjes së Kujdesit Cilësor: Zgjerimi i Zgjedhjes së Mjekut Familjar


nga

Projekti AQH

(Kosovë)

Ngjarja e rrjetëzimit të Organizatave të Shoqërisë Civile për të prioritizuar angazhimin e pacientëve


nga

Projekti IHS

(Kosovë)

Portali GIS për Indeksin Shëndetësor të Shkollës


nga

Projekti S4H

(Shqipëri)

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse