Shpërndahen pajisje për Kujdesin Shëndetësor në Banesë, miratohet Plani Vjetor i Aktiviteteve e të tjera...
Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Prill 2024 |
|
|
| HAP furnizon 27 qendra shëndetësore me pajisje për Kujdesin Shëndetësor në Banesë | | Në përpjekje për të rritur qasshmërinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor, HAP furnizoi 27 qendra shëndetësore të përzgjedhura me pajisjet e nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve kronikë që e kanë të pamundur të vizitojnë qendrat shëndetësore. | | | |
|
|
| | | Për të nxitur zbatimin efektiv të protokolleve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, HAP po mbështet ekipet monitoruese në qendrat shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër. |
|
|
|
| | | HAP mbështeti zhvillimin e trajnimeve për trajnerë lidhur me procedurat standarde infermierore të cilat u mbyllën tashmë me sukses në 27 qendra shëndetësore në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, dhe Shkodrës. |
|
|
|
Infermiere Eleni Tafa: Trajnimi mbi procedurat standarde infermierore mjaft i vlefshëm për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë | Eleni Tafa është infermiere e Kujdesit Shëndetësor në Banesë në Qendrën Shëndetësore të Gostimës në rrethin e Elbasanit. Falë rezultateve të larta në trajnim, ajo është përzgjedhur për të trajnuar pjesën tjetër të stafit mbi procedurat standarde infermierore. Biseduam mbi rëndësinë e këtij trajnimi për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë për pacientët e përzgjedhur të zonës. |
|
|
| Seminari i Planifikimit Vjetor: HAP përcakton prioritetet për 2024-2025 | Përfaqësuesit dhe palët e interesit të Projektit “Shëndet për të Gjithë” u mblodhën për Seminarin e Planifikimit Vjetor më 20 shkurt 2024 me me qëllim dakordësimin për prioritetet dhe aktivitetet për vitin e ardhshëm, 1 prill 2024 deri më 31 mars 2025. | |
|
|
| Komiteti Drejtues miraton Planin Vjetor të Aktiviteteve | Takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë u mbajt më 18 Mars 2024, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me synim shqyrtimin dhe miratimin e Planit Vjetor të Aktiviteteve për Vitin e Dytë të Fazës së Konsolidimit, nga prilli 2024 deri në mars 2025. | |
|
|
| LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON | |
|
|
|
| Dy spitale të Kosovës u anëtarësuan në Rrjetin Ndërkombëtar
nga Projekti IHS (Kosovë) |
|
| Këshillimi Motivues tani pjesë e kurrikulës së Fakultetit të Infermierisë
nga Projekti AQH (Kosovë) |
|
| Dy shkolla pajisen me njësi të kujdesit dentar
nga Projekti S4H (Shqipëri) |
|
|
| Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP? | | | | |
|
|
Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. |
|
|
Powered by: |