Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Korrik 2024

Publikimi i Manualit të Edukimit Shëndetësor për SJT-të, Rrjeti i shërbimeve socio-shëndetësore në tri bashki e të tjera...





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Korrik 2024

HAP finalizon Vitin e Parë të Fazës së Konsolidimit:

Ja arritjet

Projekti Shëndeti për të Gjithë (HAP) ka përfunduar me sukses vitin e parë të Fazës së Konsolidimit, duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri përballë ndryshimeve të rëndësishme në administrimin e shëndetësisë në vend. Ja disa nga arritjet më të rëndësishme dhe fushat e fokusit për vitin e dytë.

AKTIVITETE

HAP ka nisur bashkëpunimin me dy organizata të përzgjedhura për të forcuar aktivitetet advokuese me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe qasshmërisë së kujdesit shëndetësor parësor, veçanërisht për grupet e cenueshme.

Në 16 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor kanë përfunduar takimet informuese lidhur me shtrirjen dhe zbatimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë. Këto takime janë hapi i parë orientues drejt procesit të trajnimit të ekipit të mjekësisë familjare për  zbatimin e këtij shërbimi.

HAP pati kënaqësinë të priste një ekip nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, të interesuar për të mësuar më shumë rreth kulturës shqiptare, sistemit shëndetësor dhe praktikave shëndetësore në komunitet.

INTERVISTË

Krisalda Sauli mban pozicionin e psikologes pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3 në Fier. Falë përgatitjes së saj, ajo është përzgjedhur të trajnojë pjesën tjetër të stafit mbi menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor. Biseduam me Krisaldën mbi aftësitë e marra falë këtij trajnimi, punën me Grupin e Kolegëve, dhe rëndësinë e integrimit të shëndetit mendor në kujdesin parësor.

TË REJA

Kujdesi shëndetësor në banesë ishte në qendër të vëmendjes së medias gjatë muajit maj. Emisioni Klinika 24 dhe gazeta Shqiptarja.com trajtuan zbatimin e këtij shërbimi në Qendrën Bulgarec në Bashkinë Korçë të shoqëruar me intervistën në studio të Menaxherit të Projektit, Dr. Besim Nuri.

Në kuadër të përpjekjeve për të adresuar rritjen e ndjeshme të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT) në Shqipëri, është publikuar një manual i ri i titulluar “Edukimi shëndetësor për sëmundjet jo të transmetueshme”, i cili ofron informacion si për ofruesit e kujdesit shëndetësor ashtu edhe për pacientët.

HAP në bashkëpunim me organizata lokale të shoqërisë civile mbështeti hartëzimin e shërbimeve socio-shëndetësore në bashkitë Elbasan, Korçë dhe Shkodër, çka do t’u shërbejë punonjësve socialë për të referuar pacientët drejt shërbimeve plotësuese.

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve menduam të dëgjonim nga vetë infermierët se si kanë ndikuar ndërhyrjet e HAP në përmirësimin e aftësive të tyre profesionale, fuqizimin e rolit të tyre në ekipin e mjekësisë familjare dhe mbështetjen me pajisjet e nevojshme për të ofruar shërbim shëndetësor sa më të mirë. Ja çfarë thanë ata…

LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse