Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Janar 2024

Arritjet e HAP gjatë fazës së dytë, lajmet e fundit dhe aktivitetet e ardhshme





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Janar 2024

Gjatë muajit dhjetor 2023, HAP shpërndau 649 çanta mjekësore për mjekët dhe infermieret e familjes të qendrave shëndetësore të përzgjedhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër.

AKTIVITETE

Muajt shtator-nëntor 2023 mblodhën mjekë dhe infermierë familjeje në trajnime të rëndësishme lidhur me përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve dhe zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme.

Përfaqësues të sektorit të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) realizuan një vizitë pune dy-ditore në Prishtinë për të mësuar më shumë nga ndërhyrjet e realizuara në kuadrin e dy projekteve me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor.

Kanë përfunduar me sukses trajnimet e profesionistëve të mjekësisë familjare mbi “Përdorimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Pjesëmarrës ishin mjekë dhe infermierë familjeje, punonjës socialë dhe psikologë të 29 qendrave shëndetësore në Durrës, Elbasan, Fier, Burrel, Korçë, Shkodër.

INTERVISTË

Mësoni sesi ndërhyrjet e projektit HAP në Qendrën Shëndetësore Vorë – që nga infrastruktura e trajnimi i stafit e deri tek shërbimet e reja – kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit që u ofrohet 20,000 banorëve të cilëve u shërben kjo qendër. Bisedë me Dr. Shkëndije Kuçi, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Vorë.

                                                 Lexo intervistën e plotë >>>

TË REJA

Në mbledhjen e 17 të Komitetit Drejtues pjesëmarrësit shprehën mirënjohje dhe vlerësim për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit gjatë vitit të parë të Fazës së Konsolidimit dhe diskutuan mbi sfidat dhe prioritetet për periudhën dhjetor 2023-mars 2024.

Forumi “Përvoja e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë në Shqipëri” angazhoi pjesëmarrësit në diskutime mbi përvojën e deritanishme dhe sfidat e sukseset e zbatimit të kujdesit në banesë me qëllim identifikimin e strategjive për përmirësimin e zbatimit të këtij shërbimi.

LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse