Mesazhe mirënjohjeje për festa, Mbledhja e Komitetit Drejtues, bashkëpunimi me OSHC ...
Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Dhjetor 2024 |
|
|
| HAP merr mesazhe mirënjohjeje me rastin e festave të fundvitit | | Me rastin e festave të fundvitit deshëm të dinim se sa u kemi shërbyer profesionistëve të shëndetësisë gjatë bashkëpunimit tonë. Morëm shumë mesazhe mirënjohje dhe, në pamundësi për t’i shfaqur të gjitha, disa prej tyre mund t’i dëgjoni në këtë kolazh. Mirënjohje të gjithëve për punën e madhe drejt një shërbimi shëndetësor më dinjitoz. | | | |
|
|
| Mbledhja e 19-të e Komitetit Drejtues: Sukseset dhe sfidat e shtrirjes së ndërhyrjeve të HAP | | Mbledhja e 19-të e Komitetit Drejtues të projektit “Shëndet për Të Gjithë” (HAP) u mbajt më 4 dhjetor 2024 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ambasada Zvicerane dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të cilët diskutuan arritjet, sfidat dhe strategjitë e ardhshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimeve në banesë në nivel kombëtar. Komiteti Drejtues miratoi raportin e 6-mujorit te pare te vitit te 2-te të Fazes se Konsolidimit si edhe diskutoi mbi aktivitetet që do të realizohen deri në fund të vitit. | | | |
|
|
| | | Në kuadër të bashkëpunimit me projektin HAP, “Together for Life” organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Sigurimi i Qëndrueshmërisë së Shërbimeve Shëndetësore në Banesë për të Moshuarit, nëpërmjet Buxhetimit të Dedikuar” ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, organizatave jofitimprurëse dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor. |
|
|
|
| | | Në kuadrin e mbështetjes për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në kujdesin parësor dhe zbatimin e Strategjisë së KSHP-së, HAP organizoi një tryezë diskutimi mbi draftin e “Instrumenteve të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri”, i hartuar me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Shëndet për të Gjithë (HAP). |
|
|
|
| | | Fondacioni “Pema e Jetës” organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme shëndetësore, ekspertë të neurologjisë, e advokues të të drejtave të pacientëve për të ndarë gjetjet e dy raporteve të realizuara në kuadër të projektit "Mundësimi i Trajtimit me Fizioterapi për individët të prekur nga Skleroza Multiple në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor”. |
|
|
|
| | | HAP vazhdon të mbështesë nga afër Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor lidhur me ngritjen e Grupeve të Kolegëve në qendrat e përzgjedhura, përmes workshopeve me facilitatorët përkatës të cilët udhëzohen mbi ngritjen dhe rregullat e mirëfunksionimit të këtyre aktiviteteve të edukimit në vazhdim. Grupet e Kolegëve synojnë rritjen e njohurive dhe të shprehive të personelit për zbatimin në praktikë të udhëzuesve dhe protokolleve të trajtimit te SJT-ve në kujdesin shëndetësor parësor. |
|
|
|
| Geraldo Krasi është mjek familjeje i sapoemëruar në ambulancën Duhanas, në Qendrën Shëndetësore Velabisht, Berat, i cili njihet për përgatitjen dhe përkushtimin e tij gjatë trajnimeve të realizuara me mbështetjen e HAP, veçanërisht në rolin e facilitatorit të Grupeve të Kolegëve. Biseduam me të mbi rolin e trajnimeve për zbatimin e protokolleve të SJT-ve në shërbimin shëndetësor që i ofrohet komunitetit. |
|
|
| Shqipëri-Ukrainë: Shkëmbim përvojash mbi modelet e integruara të Kujdesit në Banesë | Një delegacion ukrainas i përbërë nga anëtarë të Projektit Act4Health dhe nismës Vseturbota, si dhe përfaqësues nga Ministria e Politikave Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë, vizitoi Shqipërinë për të shkëmbyer përvoja me Projektin HAP, duke u fokusuar te kujdesi i integruar mjekësor dhe social në banesë. | |
|
|
| Zbatimi i ndërhyrjeve të HAP në praktikën klinike: Ekipi zviceran viziton Qendrën Shëndetësore Dajç | Përfaqësues të ambasadës së Zvicrës në Tiranë dhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) vizituan Qendrën Shëndetësore Dajç, Shkodër për të parë nga afër se si ka ndikuar kontributi i HAP në shërbimin shëndetësor që u ofrohet pacientëve. | |
|
|
| HAP publikon broshurën e ndërhyrjeve dhe arritjeve të projektit ndër vite | Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i projektit HAP në përmirësimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor është përmbledhur tashmë në një broshurë të re ku pasqyrohen ndërhyrjet, arritjet dhe sfidat e projektit nga vitit 2015 deri më sot. Kontributet e HAP kanë qenë kyçe për organizimin më të mirë të sistemit shëndetësor, menaxhimin efikas të qendrave shëndetësore, rritjen profesionale të mjekëve e infermierëve, dhe prezantimin e shërbimeve të reja në mbështetje të grupeve të cenueshme, ndër shumë nisma të tjera të rëndësishme. | |
|
|
| Artikulli i ekipit të HAP publikohet në Medicus Mundi Switzerland | Një artikull me temë “Ofrimi i kujdesit në banesë për grupet vulnerabël në Shqipëri” i përgatitur nga ekspertët e projektit HAP u publikua në platformën e Medicus Mundi Switzerland, një shoqatë prestigjioze zvicerane ku bëjnë pjesë rreth 50 organizata zvicerane që veprojnë në projekte ndërkombëtare të shëndetësisë. | |
|
|
| Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP? | | | | |
|
|
Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. |
|
|
Powered by: |